Ka ndërruar jetë Bajram Arfiaj nga fshati Shtupel i Klinës, rreth dy javë pasi ishte përfshirë në një aksident trafiku në fshatin Jashanicë.
Pavarësisht trajtimit mjekësor, i riu nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra në aksident.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes njoftimeve në rrjetet sociale.
“Të pushoftë shpirti në xhenet. Ishe personi më i urtë e më i dashur në rrethin tonë familjar. Do të të kujtojmë gjithmonë”.
