Lajme

Numri i viktimave nga tërmeti në Indonezi arrin në 51, ndërsa vijojnë kërkimet për të mbijetuarit

Rreth 5,000 njerëz janë zhvendosur nga një tërmet i fuqishëm në Indonezi që ka shkaktuar të paktën 51 viktima.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimin për të mbijetuarit e tërmetit me magnitudë 7.7 ballë, i cili goditi ishullin Flores pak para orës 05:00 sipas orës lokale të shtunën.

Raportet paraprake tregojnë se më shumë se 900 shtëpi dhe qindra ndërtesa të tjera janë dëmtuar rëndë nga dridhja dhe 341 lëkundjet pasuese, tha Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Fatkeqësive (BNPB), citon BBC.

Ndërsa fillimisht u lëshua një paralajmërim për cunami – duke bërë që rreth 2,000 njerëz të evakuoheshin vetë – ai u hoq rreth tre orë pas lëkundjes fillestare, kur nuk u zbulua asnjë rritje e ndjeshme e nivelit të detit.

Këshillat e vazhdueshme nga BNPB janë që njerëzit të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë larg zonave bregdetare dhe strukturave që tregojnë shenja dëmtimi.

Indonezia është e prirur ndaj tërmeteve dhe aktivitetit vullkanik, e shtrirë përgjatë pikës së takimit të tre pllakave kryesore tektonike.

Të Ngjashme