Aktuale

Nxori videon e Lul Berishës dhe “të fortëve” në burg duke festuar, MESAZHET që mbërritën në telefonin e Flamur Vezajt: Na prishe punë (Video)

Video e publikuar në fillimit të muajit maj nga gazetari Flamur Vezaj, ku shiheshin të “kokat e krimit” duke konsumuar alkool, përdorur telefona celularë dhe komunikuar lirshëm me persona jashtë burgut, ka sjellë reagime dhe kontrolle të shumta në institucionet penitenciare në vend.

Pamjet ku mes të tjerëve shihej edhe Lul Berisha, ngritën dyshime të forta mbi sigurinë dhe privilegjet që gëzojnë “të fortët” brenda burgjeve shqiptare.

Pas publikimit të kësaj video, përgjatë ditëve të fundit kontrollet janë shtuar në disa burgje të vendit, ndërsa pothuajse çdo ditë po raportohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve raste të sekuestrimit të telefonave nëpër qelitë e të burgosurve.

Gjatë episodit të fundit të emisionit “Ma Shqip me Flamur Vezajn”, gazetari tregoi se pas transmetimit të pamjeve ka marrë dhjetëra mesazhe, përfshirë edhe nga persona që dyshohet se ndodhen brenda burgjeve.

Sipas tij, disa prej tyre i janë ankuar se publikimi i videos u ka “prishur punë”, ndërsa të tjerë kanë komentuar me ironi se tashmë u janë rritur edhe çmimet e telefonave që futen në burgje.

Flamur Vezaj: Më thonë që kanë vazhduar kontrollet e vazhdueshme çdo ditë që pas publikimit të kësaj video. Më kanë shkruar njerëz pafundësisht edhe brenda burgjeve të cilët më thonë “që na prishe punë”. Më kanë shkruar edhe njerëz të cilët na thonë na rrite çmimet për rritjen e telefonave, që janë komente që duket që bëhen nga njerëz që janë brenda në burgje sepse nga mënyra si të thonë dhe kur nuk identifikohen, thonë që na ke rrit çmimet. Po ka edhe nga ata që thonë që është thjesht një shoë kontrollet që bëjnë dhe vazhdojnë siç janë. Si mendon a ka ndikuar kjo video në masat që janë marrë?

Elton Qyno: Sigurisht unë mendoj që ka ndikuar, përderisa edhe vetë drejtoria e Burgjeve reagoi dhe e pranoi këtë skandal, që këtu ka filluar reagimi. Në momentin që është njohur me të gjithë përmbajtjen e videos kanë filluar dhe ato tentativat për të gjetur telefona në shumë burgje të vendeve. Një pjesë e këtyre personazheve që ju keni shfaqur në video kanë filluar të transferohen me qëllim për të mos i lënë asnjë mundësi për të kapur telefona dhe për të krijuar situata komoditeti. Janë kryer kontrolle në Drenovë, Bradashesh dhe shumë burgje të tjera. Në momentin kur hyn grupi operacional i burgjeve ata e shohin nga dritaret sepse janë nga kati tretë dhe kati i katër, ata e kuptojmë se për çfarë kanë ardhur dhe pjesën më të madhe i hedhin dhe mos i shënohet në vuajtjen e dosjes së dënimit një masë disiplinore që kur të vijë puna te kërkesa për lirim me kush të jenë në rregull. Për ti shmangur kësaj i flakën. kështu ka bërë dhe Laert Haxhiu.

Të Ngjashme