Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”/ Qytetarët në protestë për ish-kryeministrin

Qytetarë të shumtë kanë dalë në protestën e organizuar në mbështetje të ish-kryeministrti Sali Berisha.

Mes tyre ishte dhe ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia i cili tha se është koha për reagim, për revolt e mosbindeje civile.

“Koha është për reagim, për revolt e mosbindeje civile. Duhet të kthejmë shtetin e së drejtës dhe mirëfunksionimin e tij. Berisha më shumë se askush tjetër ka dënuar me fakte aferat korruptive të kësaj qeverie”

“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, dëgjohet të brohorasin qytetarët e pranishëm në protestë.

Një tjetër demokrat tha se mosbindja civile është më pranë se kurrë.

“Po përdoren gjykatat sipas interesit të Edi Ramës. Revolta, mosbindja civile është më pranë se kurrë. Vendimi ndaj berishës është politik. Berisha i rrezikon pushtetin Edi Ramës. Shumë shpejt do të protestohet në Londër, në Romë, në Athinë, për t’i treguar gjithë botës. Duhet sensibilizuar oponioni publik. Edhe kjo këstu është një protestë, brenda janarit do të ketë disa protesta kryesore në vende të ndryshme.”, tha një tjetër demokrat.