Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

ShowBizzz

Olta Gixhari kritikon vajzat e BB, zbulon banoren e preferuar

Katër banorët e nominuara këtë javë kanë qenë: Sara, Ledjona, Ilnisa dhe Roza. Olta Gixhari ka komentuar në Instagram këtë nominim dhe shpreh hapur se cilën nga vajzat pëlqen.

Sipas saj, nuk është dakord, që vajzat janë hedhur në krahët e djemve dhe nuk kanë aspak besim në vete për të përballur këtë sfidë të vetme. E vetmja vajzë që nuk e ka bërë këtë gjë është Ledjona, e cila sipas Oltës është një shembull në atë shtëpi.

“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme. Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta.