Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“Ose hiq denoncimin, ose jeten tënde, kaq!”/ Flet 26-vjeçarja e abuzuar në Vlorë: Si më kërcënoi mamaja e Albi Cenos

Ka reaguar për herë të parë për mediat 26-vjeçarja e abuzuar seksualisht nga 3 djemt në qytetin e Vlorës.
E reja ka treguar se sapo i kishte dalë narkoza në ambientet e reaminacionit të spitalit të Vlorës kanë shkuar mamaja e njërit prej të akuzuarve dhe shoku i tjetrit.

Në deklaratën e saj dhënë për “Zemër të hapur”, e reja ka treguar se mamaja e njërit nga të akuzuarve, nisur nga çfarë është bërë publike dyshohet se është nëna e Albi Cenos, i ka kërkuar vajzës të heq denoncimin ose në të kundërt i rrezikohet jeta. (Edhe pse në intervisë nuk jepet emri i plotë i të dyshuarit, vetëm inicialja A, kjo të shtyn të mendosh që bëhet fjalë për Albi Cenon.)

“Me tha mua duhet të heqësh denoncimin sepse ti do dalësh nga ky spital, mos sot nesër do dalësh, po i thash, edhe ai tha mund të dal nga burgu, por ai ka shoqëri pas tha, po i thash unë , ateherë duhet të maresh masa tha ose hiq denoncimin ose jetën tënde, kaq.”- tregon vajza.

Vajza tregon gjithashtu se në spital ka shkuar edhe shoku i Oltjan Tahirit, i cili po ashtu ka kërkuar nga vajza të tërheq dëshminë duke e kërcënuar këtë të fundit.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja:Çfare mban mend nga biseda qe bere me mamanë e njerit prej ketyre, çfare te tha konkretisht?

Vajza:Ka ardhur njera prej mamave, ka ardhur mamaja e A….Nderkohe kur une kam dale nga narkoza nga keto te gjitha , kam qene shume pak ne gjendje, kane ardhur atje me kane prekur keshtu D… D… D…me njeh? Jo i kam thene nuk te njoh, jam mamaja e A…ka thene jam mamaja e njerit prej shokeve te tu, i cilit i thash une!Jam mamaja e A… me tha, po i thash une… Ke bere nje akuze tha dhe ke denoncuar djalin tim A… e njeh A… me tha mua, A… eshte shoku O… Po I thash e njoh. Me tha mua duhet te heqesh denoncimin sepse ti do dalesh nga ky spital me tha mua, mos sot neser do dalesh, po i thash, edhe ai tha mund te dal nga burgu, por ai ka shoqeri pas tha, po i thash une , atehere duhet te maresh masa tha ose hiq denoncimin ose jeten tende kaq…Ok i thash une , por une nuk te njoh ty i thash , une tha jam mamaja e A… ai ka nje goce nuk me kujtohet a goce a çun 7 muajsh ne shtepi dhe e pret nje femije ne shtepi tha. Ti ke bere nje krim shume te rende tha se ke denoncuar per nje prind qe ka nje femije 7 muajsh ne shtepi tha dhe po e pret dhe mund te maresh masat per keto gjera. Pasi iku mamaja e A… erdhi shoku i O…nderkohe te njejtin presion ka bere edhe shoku…

Gazetarja: Po si kanë hyrë brenda këta kur ty nuk të lejonin familjarët në reanimacion?

Vajza: Ajo është përgjegjësia e mjekëve… O… ka lokal vet, nuk e di se ku ndodhet por thjesht e di që ka, në lokalin e këtyre çunave nuk kam vajtur asnjëherë. Janë dhënë dy deshmi për këta persona, janë dhënë të njëjtat deshmi, nderkohe që njërin prej këtyre e kanë ndryshuar dhe kanë thënë se kanë hequr dorë prej denoncimit. Denoncimi nuk është hequr baret në çfarë gjendje e kanë mar rata, në çfarë gjendje më kanë gjetur mua.