Lajme

Osmani: Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë s’është e vështirë

Kandidatja për presidente nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, reagoi për herë të pari kërkesës së degëve të kësaj partie në Pejë dhe Lipjan si dhe degës së dytë në Prishtinë për dorëheqjen e Lumir Abdixhikut.

Ajo tha se kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë.

Osmani shpërndau në Facebook disa fotografi nga takimi që ka zhvilluar me Abdixhikun në Viti, ku morën përkrahjen e Degës së LDK-së.

“Falënderuam dje strukturat e LDK-së në Viti për punën e angazhimin e vazhdueshëm dhe për qëndrimet e qarta e mbështetëse.

Kur qëllimi është i drejtë, asnjë rrugë nuk është tepër e vështirë për t’u kaluar bashkë”,shkroi Osmani.

Të Ngjashme