Ish-presidentja Vjosa Osmani e ka kujtuar heroin Ukë Bytyçi, në 24 vjetorin e vdekjes së tij.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani shkroi se Bytyçi luftoi për Kosovën me pendë e me pushkë.
“UKË BYTYQI
Që nga dita e parë në LDK.
Që nga dita e parë në UÇK.
Luftoi për Kosovën me pendë e me pushkë.
Lavdi e përjetshme heroit të Kosovës!”
Ish-kryetari i Suharekës u vra më 27 tetor 2002, së bashku me Bafti Bajramin dhe Bajram Bytyçin.
