Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani takohet me Kryeministrin e Libanit, flasin për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe fuqizim të marrëdhënieve diplomatike

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Kryeministrin e Libanit, Najib Mikati, në New York, ku mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Presidencës, në këtë takim, Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike, si dhe e ka njoftuar Mikatin për zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët”, thuhet në njoftim.

Osmani ka folur edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i ka bërë ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë.

Njoftimi i plotë:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Neë York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Libanit, Najib Mikati.

Në takim, Presidentja Osmani ka theksuar përkushtimin e Kosovës për formalizimin e marrëdhënieve diplomatike.

Presidentja Osmani e ka njoftuar kryeministrin Mikati edhe për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Të dy bashkëbiseduesit diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit në fushat e interesit të përbashkët.

Në takim me kryeministrin Mikati, Presidentja Osmani foli edhe për organizimin e edicionit të dytë të Forumit global të Grave, Paqes dhe Sigurisë që mbahet më 23 tetor të këtij viti dhe i bëri ftesë për pjesëmarrje atij dhe zyrtarëve të tjerë libanezë.