Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Osmani uron presidentin e ri të Finlandës

Ish-kryeministri i Finlandës, Alexander Stubb, ka fituar zgjedhjet presidenciale në Finlandë.

Atë e ka uruar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo përmes një postimi në X ka thënë se pret me padurim të punojnë së bashku për forcuar lidhjet dhe mbrojtur vlerat e përbashkëta.

Në raundin e dytë që u mbajtën të dielën në garë për president të Finlandës ishin ish-kryeministri Alexander Stubb dhe ish-ministri i Jashtëm i Finlandës Pekka Haavisto.