Me vlerësime për kontributin që Bashkësia Islame e Kosovës bën për vendin dhe qytetarët, ish-presidentja Vjosa Osmani zgjodhi të urojë për festën e Kurban Bajramit me rastin e vizitës në pritjen e organizuar nga myftiu Naim Tërnava.
Ajo tha se bashkëpunimi që si presidente kishte pasur me BIK-un, flet për një kontribut atdhetar që ky institucion vazhdon ta japë edhe sot.
Osmani vlerëson punën e BIK-ut: Vazhdimisht jep kontribut atdhetar
“Dua edhe sot të falënderoj myftiun dhe bashkëpunëtorët e tij, për punën që e bëjnë në dy rrafshe, duke i ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë, jo vetëm në këtë Bajram por në çdo situatë, duke u siguruar që ata i kanë sofrat plot. Dhe, në të njëjtën kohë i falënderoj për bashkëpunimin që e kemi pasur për ta ngritur edhe më shumë subjektivitetin ndërkombëtarë të Kosovës, për ta forcuar edhe më shumë. Ky është edhe një kontribut atdhetar që Bashkësia Islame e Kosovës vazhdon ta japë, për të cilin jemi jashtëzakonisht mirënjohës”, tha ajo.
