Lajme

​OVL-UÇK: Askush nuk mund ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënoi sot çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në akte vandalizmi.

Në një postim në rrjetet sociale, OVL-UÇK shprehet se ky simbol përfaqëson Luftën Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit dhe lirinë e fituar nga kjo sakrificë.

“Si i tillë, kurrë nuk mund të përdoret për të justifikuar, identifikuar apo fshehur veprime që dëmtojnë pronën publike apo private.

Çdo qytetar ka të drejtën e protestës, por asnjë pakënaqësi, sado e thellë të jetë, nuk i jep të drejtë askujt ta lidhë flamurin e UÇK-së me dhunën, shkatërrimin dhe plaçkitjet.

U bëjmë thirrje të gjithë organizatorëve dhe pjesëmarrësve të protestave, të ruajnë dinjitetin dhe shenjtërinë e këtij simboli”, thuhet në reagimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Të Ngjashme