Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Pacolli , ministres Haxhiu : A është ky nderimi juaj për trupat e KFOR-it, zonjë?

Publikimi i një karikature ku shfaq ushtarët e KFOR-it që nuk po shohin, nuk po dëgjojnë dhe nuk po reagojnë për arrestimin e policëve kosovarë, nga ana e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka nxitur reagimin e ashpër të kryetarit të Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Pacolli në reagimin e tij ka thënë se, shprehja frustruse në media e ministres Haxhiu ndaj KFOR-it është e neveritshme.

“Kjo shprehje frustruese në media e Albulena Haxhiut ndaj Kfor-it. është e neveritshme, primitive dhe një përpjekje për të poshtëruar vlerat thelbësore të kombit tonë, për mirënjohje të përjetshme për ata që sollën pavarësinë e Kosovës dhe ata që po kujdesen për sigurinë tonë qe 24 vjet e këndej”, ka thënë Pacolli.
Tutje, ai ka shtuar”A është ky nderimi juaj për trupat e KFOR-it, zonjë??

Ndryshe, ministrja Haxhiu një ditë më parë ka publikuar në profilin e saj zyrtar karikaturë më ushtarët e KFOR, ku sipas ministres ata nuk po reagojnë për arrestimin e policëve kosovarë nga forcat serbe.

Tensione në veri ka pasur që nga 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në objektet komunale.

Grupe kriminale serbe tentuan të hyjnë dhunshëm në objektet komunale, ata sulmuan ushtarë të KFOR-it, policë dhe gazetarë.

Para pak ditësh ata kidnapuan edhe tre policë kosovarë.