Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çfarë po ndodh me hetimet për Banjskën, Prokuroria Speciale “e mbyllur”

Këtë të diele, bëhen fiks tre muaj nga sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Hetimet për këtë rast po vazhdojnë. Nga Prokuroria Speciale s’kanë pranuar të tregojnë se sa mund të zgjasin dhe se kush po heton tjetër përveç Kosovës dhe se cilat janë gjetjet e deritashme, duke u thirrur në ndjeshmërinë e rastit. Ngjarjet që ndodhën më…
Read more
Lajme

​Rritet deponimi i mbeturinave në Kosovë

      Gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të deponimit të mbeturinave në Kosovë, mbi 43 mijë tonë më shumë sesa në vitin 2021. Kështu bëri të ditur ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, gjatë raportimit sot në…
Lajme

BE e shqetësuar për parregullsitë në zgjedhjet e Serbisë

Bashkimi Evropian pret që autoritetet e Serbisë t’i shqyrtojnë në mënyrë transparente raportet e besueshme për parregullsi në zgjedhjet e 17 dhjetorit. Përmes një deklarate të përbashkët për media, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe komisionari për Zgjerim, Oliver Varhelyi, thanë se në mesin e parregullsive gjatë zgjedhjeve parlamentare, lokale dhe krahinore…
Read more
Lajme

Shkon në 126 numri i viktimave nga tërmeti në Kinë

Autoritetet në Kinë kanë bërë me dije se numri i viktimave nga tërmeti tragjik në Gansu është rritur në 126. Bilanci është rritur edhe në Qinghai në të paktën 13 të vdekur dhe me 182 të plagosur. Numri i të plagosurve në Kinë mendohet të jetë mbi 500. Ekipet e kërkim shpëtimit janë në terren që prej orëve të natës, por operacioni i tyre është vështirësuar për…
Read more
Lajme

Sarajeva, qyteti me ajrin më të ndotur në botë

Kryeqyteti i Bosnje – Hercegovinës, Sarajeva, është në krye të listës së qyteteve me ajrin më të ndotur në botë, sipas të dhënave të platformës AirVisual, e cila mbledh informacione nga stacionet matëse në gjithë botën. Pas Sarajevës renditet qyteti Lahore në Pakistan, Kolkota në Indi dhe Beogradi i Serbisë. Sipas kategorive, ajri në Sarajevë është shumë i…
Read more