Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Musliu-Shoshi drejtuar Kurtit: Pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e jo për ushtarët e UÇK-së

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka parashtruar një pyetje Kryeministrit të vendit se pse duhet më pagu rrymën për serbët në veri të Kosovës e jo për ushtarët apo invalidët e UÇK-së.

Ajo tha se kjo Qeveria i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhe pse e kanë të garantuar me ligj.

Postimi i plotë:

Albin, pse duhet me pagu rrymën për serbët në veri e JO për ushtarët e UÇK-së, invalidët e luftës, viktimat e dhunës civile e veteranët?

Kjo qeveri i ka përjashtuar këto kategori nga subvencionimi i energjisë elektrike edhepse si kategori të veçanta e kanë të garantuar me ligj!

Mos të harrojmë, kjo qeveri e ka rutinë ditore të shkel ligjet e kushtetutën, mos të flasim për injoromin në vazhimësi të atyre që dhanë gjithçka pë lirinë tonë.