Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

PAMJET/ Përplasi për vdekje 14-vjeçaren në Korçë, shoferi me pranga në duar shpërthen në lot

Në disa pamje të siguruara shoferi shihet me duart në pranga. Ai ndodhet brenda automjetit, i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një polic

Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të fshatit Zëmblak të Maliqit, ku mbeti e vdekur një 14-vjeçare.Vajza u përplas për vdekje nga një shofer që drejtonte automjetin tipi “Opel” me targa greke. Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë që policia po vazhdon hetimet në vendin e ngjarjes.

Në disa pamje të siguruara nga Top Channel, shihet shoferi I. K me duart në pranga.Ai ndodhet brenda automjetit, i vëzhguar gjatë gjithë kohës nga një polic.

Ai shihet duke shpërthyer në lot, ndërkohë makina e tij ka pësuar dëme të mëdha nga përplasja fatale./ Top Channel