Personi që dhunohet nga policia në videon më poshtë është babai i një fëmije të paralizuar. Prej ditës së parë të protestave ai udhëton nga Durrësi në Tiranë së bashku me fëmijën e tij për të marrë pjesë në protestë në mënyrë paqësore.
Këtë të enjte ai u gjend përpara parlamentit.
Rrethanat nuk janë të qarta, por nga pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale shihet se si një grup policësh e vënë poshtë ndërsa njëri prej tyre nxiton ta godasë me shkop gome.
Xhiron e rrjetit e ka bërë edhe një tjetër video. Aty shihen dy të rinj që janë shtrirë në tokë dhe po u vihen prangat, por sërish njëri nga efektivët gjen rastin që të qëllojë me shqelm njërin prej tyre./LAPSI.al
