Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Parandalohet kontrabandimi i qindra pakove të duhanit, Policia zbulon detajet

Policia ka njoftuar se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës kanë parandaluar kontrabandimin me mallra, në rrugën malore të fshatit Malinë të Maqedonisë së Veriut që lidhet me fshatin Lubishtë.

Në atë zonë është vënë re një person i dyshuar i cili kishte ngarkuar tre kuaj me duhan të llojeve të ndryshme.

Policia ka bërë të ditur se i dyshuari pasi ka vërejtur zyrtarët policor është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit sasia e duhanit të ngarkuar i llojeve:

Marlboro 220 pako me peshë rreth 500 gram copa,

Duhan Sobrano 100 pako me peshë rreth 500 gram copa,

Duhan Davidof Argentina 20 pako me peshë rreth 500 gram copa,

Duhan Davidof Slims 100 pako me peshë rreth 500 gram copa, si dhe

Duhan Oriental 60 pako me peshë rreth 500 gram copa