Lajme

​Partia Popullore fiton zgjedhjet në Spanjë, tregojnë sondazhet

Partia Popullore (PP) ka fituar zgjedhjet e përgjithshme në Spanjë dhe mund të sigurojë një shumicë parlamentare së bashku me partinë e ekstremit të djathtë Vox.

Rezultatet e para zyrtare priten pas orës 21:00, kur të fillojë numërimi i votave, raporton El Mundo, përcjell KosovaPress.

Një sondazh i kryer nga agjencia Sigma Dos për transmetuesin publik RTVE parashikon fitoren e Partisë Popullore me 32,7 për qind të votave, gjë që do t’u siguronte atyre midis 131 dhe 136 mandate parlamentare.

​Partia Popullore fiton zgjedhjet në Spanjë, tregojnë sondazhet

Sipas të njëjtit sondazh, Vox do të merrte 16,2 për qind të votave, duke fituar midis 44 dhe 48 mandate.

Një rezultat i tillë hap rrugën për një koalicion midis partive të Alberto Nunez Feijoo dhe Santiago Abascal, të cilat së bashku mund të kenë deri në 184 mandate.

Socialistët (PSOE) pritet të marrin midis 119 dhe 124 mandate, ndërsa koalicioni Frente Amplio parashikohet të fitojë midis 15 dhe 16 mandate. Sipas këtyre vlerësimeve, Podemos nuk do të hyjë në Kongres.

Deri në orën 18:00, pjesëmarrja e votuesve kishte arritur në nivelin historik prej 68,15 për qind, krahasuar me 53,13 për qind në të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Qendrat e votimit u mbyllën të dielën në orën 20:00 në Spanjën kontinentale dhe në Ishujt Baleare, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që do të përcaktojnë përbërjen e qeverisë së re.

Më shumë se 38,6 milionë qytetarë kishin të drejtë vote, për të zgjedhur 350 anëtarë të Kongresit dhe 209 senatorë.

Të Ngjashme