Lajme

Pas gjashtë vitesh, burri rrëfen ku e kishte varrosur gruan e tij pasi e vrau

Trupi i infermieres franceze që ishte zhdukur prej gati gjashtë vitesh, është gjetur nëntë muaj pasi bashkëshorti u dënua për vrasjen e saj.

Prokuroria e Toulouse njoftoi të dielën se eshtrat e Delphine Jubillar, të gjetura së fundmi janë identifikuar përmes analizave të ADN-së, transmeton Klankosova.tv

Jubillar, 33 vjeçare, ishte zhdukur në dhjetor të vitit 2020 nga fshati Cagnac-les-Mines, pranë qytetit Albi në jug të Francës, gjatë periudhës së kufizimeve të pandemisë COVID-19.

Zhdukjen e saj e raportoi vetë burri, Cédric Jubillar, i cili deklaroi se ata ndodheshin në një proces divorci me marrëveshje.

Hetimet zbuluan se marrëdhënia mes çiftit ishte me shumë probleme dhe se bashkëshorti kishte kërcënuar disa herë me jetë gruan e tij.

Pavarësisht mungesës së trupit, Cédric Jubillar u nxor në gjyq, raporton Bild, transmeton Klankosova.tv

Ai e mohoi vazhdimisht fajësinë, duke deklaruar edhe pak para shpalljes së vendimit, duke thënë se “Nuk i kam bërë asgjë.”

Në tetor të vitit të kaluar, ai u dënua me 30 vjet burg për vrasjen e saj.

Por në fillim të korrikut ndodhi një kthesë e papritur në çështje.

Cédric Jubillar pranoi se ishte përgjegjës për vdekjen e Delphine dhe u tregoi hetuesve vendin ku e kishte varrosur trupin, në një arë pranë një pylli, rreth 10 kilometra larg shtëpisë së familjes tyre.

E ndjera ka lënë pas dy fëmijët e tyre.

Të Ngjashme