Aktuale

Pasi Andis Salla u bë ministër, prindërit e tij u bënë liderë në biznesin masiv të pesticideve me shoqëritë monopol

Gjatë 9 muajve ministër i Bujqësisë, Andis Salla, ka treguar se ka prioritet përfitimet e tij e të familjes, ashtu siç bëri me tokat dhe tenderët kur ishte në Kadastrën e Elbasanit dhe Kryetar i Bashkisë së Cërrikut.

Posti i ministrit që ka Andis Salla ka krijuar hapësira dhe për biznesin e prindërve të tij, Gëzim e Merita Salla, në sektorin e bujqësisë, nëpërmjet firmës së tyre “Salla” sh.p.k., me qendër në fshatin Katund i Ri, Elbasan.

Aktiviteti i kësaj firme është me objekt import dhe tregti me shumicë e pakicë pesticide, farëra, fidanë, makineri e pajisje bujqësore dhe plehra kimike.

Por gjatë 30 viteve aktivitet, firma “Salla” sh.p.k., me pronar Gëzim Sallën dhe administratore Merita Sallën, nuk ka kryer aktivitet importi pesticidesh, plehrash kimike e fidanësh me shumicë, duke bërë tregti me pakicë në fshatin e tij, e furnizuar si “dorë e fundit” dhe me fitime 4-15 mijë lekë të reja në muaj gjatë 29 viteve.

Ndërsa për vitet 2023-2025, prindërit e ministrit Andis Salla kanë deklaruar biznese me humbje 3-4 milionë lekë të reja; bilance që i kanë hartuar pasi i biri filloi detyrën e ministrit të Bujqësisë.

Por pozicioni i djalit ministër Bujqësie u krijoi mundësinë prindërve Gëzim e Merita Salla që t’i futen tregtimit masiv e ilegal të pesticideve, farërave, fidanëve e plehrave kimike, nëpërmjet furnizimit nga kompanitë monopol, pronarët e të cilave përfitojnë favore të tjera abuzive nga Ministria e Bujqësisë.

Nuk merren me ngarkesa fizike, por me ndërmjetësime mes importuesve e tregtarëve të shumicës dhe distributorëve e tregtarëve rajonalë të Elbasanit e zonave të tjera, kryesisht për plehra kimike e pesticide, duke siguruar fitime të mëdha të padeklaruara.

Gjithashtu, Gëzim e Merita Salla po luajnë dhe rolin e sekserit për tenderët, ankandet, fondet e financimit të bujqësisë e blegtorisë, projektet e investimeve, kreditimet për makineri bujqësore, dhënien e tokave me koncesione dhe licencat që jep Ministria e Bujqësisë.

Këtë mundësi biznesi e fitimesh ilegale, bashkëshortët Gëzim e Merita Salla do ta kenë për aq kohë, sa djali i tyre Andis Salla të jetë ministër i Bujqësisë./ Pamfleti

Të Ngjashme