ShowBizzz

Pasi “trazuan” një publik të tërë, Mateo dhe Brikena ribashkohen, publikojnë foton romantike

Drama për pak vëmendje duket se ka marrë fund në mes të Mateos dhe Brikenës.

Pas një periudhe që u tha se u ndanë, tashmë ata janë bashkuar.

Mbrëmjen e së dielës, gjatë emisionit “Top Arena”, atmosfera u ndez kur Mateo dhe Brikena kthyen sytë e të gjithëve nga vetja. Ata dhuruan një kërcim mjaft romantik në skenë nën tingujt e këngës “Të dua” nga Bubulina dhe Blondi.

Vula e këtij ribashkimi u vu pikërisht në rrjetet sociale. Mateo ka ndarë në profilin e tij një foto mjaft intime me Brikenën, ku shihen kokë më kokë, të cilën e ka shoqëruar me një emoji zemre të kuqe, duke mos lënë më vend për dyshime.

Të Ngjashme