Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Pensionisti : Rriti pensionet o Ministër Murati , e lej vizitat për të më pa a jam gjallë…

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se po vizitohen pensionistët mbi 80 vjeç që s’mund të paraqiten në zyret e shtetit për të dëshmuar se janë gjallë, në mënyrë që të vazhdojnë ta marrin pensionin.

Murati shkroi në Facebook se ky program prej korrikut është shtrirë në të gjithë vendin.

“Po vazhdojnë vizitat në shtëpi për pensionistët që janë mbi 80 vjeç apo që për shkaqe shëndetësore nuk mund të paraqiten fizikisht në zyret e pensioneve”, shkroi ministri.“Pas pilotimit me sukses të këtij programi, që nga muaji korrik e kemi shtrirë në të gjitha komuant, dhe tani ekipet mobile vizitojnë të gjithë ata që për shkak të moshës së shtyrë apo shëndetit e kanë të vështirë paraqitjen fizike në zyrat përkatëse”, shtoi Murati.


Related posts
Lajme

Shqiptarët nderojnë Afrim Bunjakun në Uashington, i pranishëm edhe William Walker e kreu i ushtrisë shqiptare

Lajme

FSK-ja u vu në gjendje gatishmërie, Ministri Maqedonci jep detaje

Lajme

Trupat e terroristëve të vrarë sot iu dorëzohen familjarëve

Lajme

Krasniqi: Hipokrizi dhe tallje me popullin deklaratat e Kurtit se ka rritje ekonomike