Lajme

Përdhunoi dhe grabiti 70 vjeçaren, shpallet në kërkim 43 vjeçari në Vlorë

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar dhe grabitur në banesën e saj.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 shtator.

Një 43-vjeçar nga fshati Akërni, i cili banonte në të njëjtin pallat me të moshuarën, dyshohet se ka trokitur në derën e saj dhe pasi ajo i ka hapur e ka goditur me sëpatë në kokë.

70-vjeçarja ka mbetur pa ndjenja, ndërsa 43-vjeçari dyshohet se ka kontrolluar banesën dhe ka marrë rreth 700 mijë lekë te vjetra që ndodheshin aty.

Policia dyshon gjithashtu se, para se të largohej nga banesa, 43-vjeçari ka kryer edhe marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj 70-vjeçares.

Pas denoncimit të ngjarjes, policia ka marrë në pyetje të moshuarën dhe ka sekuestruar si provë sëpatën me të cilën dyshohet se është kryer goditja.

43-vjeçari F. Y është shpallur në kërkim.

Ai dyshohet si person problematik dhe përdorues i lëndëve narkotike./TopChannel

Të Ngjashme