Aktuale

Përplasje e dhunshme, goditet me mjete të forta administratori i një biznesi që jepte biçikleta me qira

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Sarandë, pranë zonës turistike të Syrit të Kaltër.

Sipas policisë, administratori 27-vjeçar i një subjekti që jepte me qira biçikleta është goditur me mjete të forta gjatë një konflikti për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e një çelësi biçiklete.

I riu ka pësuar dëmtime të rënda në kokë, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Sarandës ka arrestuar një 43-vjeçar nga Kamza, i dyshuar për plagosje të rëndë me dashje dhe prishje të qetësisë publike. Në hetim janë përfshirë edhe tre persona të tjerë që dyshohet se morën pjesë në konflikt.

See also  Merr fund arratia e nipit të “Mirit të Xhikës”, Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mesPolicia bën me dije se në konflikt dyshohet se janë përfshirë edhe A. H., 45 vjeç, vëllai i të arrestuarit, si dhe S. Ç., 20 vjeç.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 43-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndërkohë, vëllai i tij, 45-vjeçari A. H., shtetasi S. Ç., si dhe administratori i subjektit, A. L., janë proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

See also  Hyri për të vjedhur por gjeti VDEKJEN! shqiptari tenton të grabisë vilën në Itali, humb jetën duke u arratisur (DETAJE)Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit.

Të Ngjashme