Një situatë tensioni është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në ambientet e Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, ku është shënuar një përplasje mes dy kompanive që janë të angazhuara në punimet e aeroportit.
Sipas informacioneve paraprake, përfaqësues dhe punonjës të njërës prej firmave kanë penguar hyrjen e punëtorëve të kompanisë tjetër, duke mos i lejuar të futen në kantier dhe të vijojnë punën.Nga ana tjetër, kompania që është penguar pretendon se ka të drejtë ligjore për të ushtruar aktivitetin e saj në këtë projekt, ndërsa pala kundërshtare argumenton se hyrja e tyre në kantier është e paautorizuar.
