Lajme

​Përurimi i Unazës së brendshme të kryeqytetit shtyhet për gjysmë ore, priten Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Përurimi i Unazës së brendshme të kryeqytetit, i paralajmëruar nga Komuna e Prishtinës, të fillonte sonte në orën 20:30, u shty për gjysmë ore dhe do të nisë në orën 20:30.

Në këtë përurim pritet të jenë të pranishëm edhe kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku dhe bartësja e listës zgjedhore të kësaj partie Vjosa Osmani, të cilët kthehen nga aktiviteti në terren para zgjedhjeve të 7 qershorit.

Në njoftimin e Komunës së Prishtinës thuhet se përurimi bëhet në fund të rrugës “Nora e Hotit”, në vendlidhjen e saj me Unazën Qendrore, te fillimi i urës në drejtim të rrethrrotullimit të “Dukagjinit”.

Unaza e brendshme e kryeqytetit konsiderohet njëri prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore.

Të Ngjashme