Aktuale

Pesë turistë mbetën të plagosur në Koman, DETAJE: Kanë marrë plagë në kraharor, krahë dhe këmbë, njëri niset drejt Tiranës

Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur mesditën e sotme në liqenin e Komanit, ku dy mjete lundruese janë përplasur teksa udhëtonin në drejtim të lumit të Shalës.

Si pasojë e përplasjes, pesë turistë kanë mbetur të plagosur, të cilët janë nxjerrë në breg me mjete të tjera lundruese, ndërsa më pas janë transportuar për ndihmë mjekësore.

Sipas burimeve për mediat, katër prej turistëve janë dërguar me helikopter drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës. Nga ana tjetër, gazetari Klodian Zhivani bën me dije se një tjetër është transportuar drejt Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, një prej të plagosurve ka marrë dëmtime të lehta në kraharor, një grua ka pësuar dëmtime në këmbë, ndërsa një tjetër ka dëmtime në krah.

Mësohet se të pesë të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor në spital.

Të Ngjashme