Një i ri, i cili vuan dënimin në ambientet e paraburgimit të komisariatit të Vlorës, është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal.
Siç mësohet prej burimeve të policisë të siguruara nga korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, ai ka pësuar arrest kardiak në ambientet e paraburgimit.
Gjendja shëndetësore paraqitet e rëndë dhe aktualisht po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Rajonal të Vlorës./Top Channel
