Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Peter Stano: Kërkojmë nga Kosova e Serbia të angazhohen për ta zbatuar Deklaratën për Personat e Zhdukur

 
   

Peter Stano thotë se Bashkimi Evropian kërkon nga të dyja shtetet të angazhohen për të arritur një marrëveshje për termat që kërkohen.

“BE-ja u kërkon të dyja palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive për të arritur një marrëveshje mbi këto Terma të Referencës”, ka thënë ai.

Në Deklaratën për Personat e Zhdukur, thuhet se i jepet qasja e plotë në të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe të gjitha dokumentet e tjera, përfshirë ato që kanë statusin “konfidenciale” dhe që janë në posedim të institucioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999 rreth 13.000 njerëz nga të gjitha bashkësitë etnike u vranë, mbi 800.000 u zhvendosën dhe rreth 1.600 janë të zhdukur.