Aktuale

Pezullohen ndërtimet në zonat turistike gjatë sezonit, lejohen vetëm ndërhyrje të vogla gjatë orarit 08:00-17:00

Punimet e ndërtimit në zonat turistike do të pezullohen gjatë sezonit duke përfshirë nga pikat e nxjerrjes dhe përpunimit të inerteve, te hedhja e themeleve e gërmimit si dhe çdo punim që shkakton zhurma e ndotje.

Përjashtim bëjnë vetëm ndërhyrjet e vogla dhe ngritja apo sistemimi i kantiereve që duhet të realizohen brenda fashës orare 08:00-17:00.

V E N D I M

PËR

PEZULLIMIN E PUNIMEVE TË NDËRTIMIT DHE TË AKTIVITETEVE TË LIDHURA ME TO NË ZONAT TURISTIKE GJATË SEZONIT TURISTIK 2026

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 30/1, të ligjit nr.93/2015, “Për turizmin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pezullimin e punimeve të ndërtimit dhe të aktiviteteve të tjera të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit turistik 2026, me qëllim garantimin e zhvillimit të qetë të tij.

2. Gjatë periudhës së pezullimit, në zonat turistike pezullohen:

NEWS  Sot do të ishte përballja e parë me Partinë Socialiste, Marjana Koçeku merr një tjetër VENDIM, socialistët nuk humbin kohë dhe “ndajnë” vendin (DETAJE)a) të gjitha punimet në karriera, pikat e nxjerrjes, përpunimit dhe shfrytëzimit të inerteve, si dhe çdo aktivitet i lidhur me to;
b) të gjitha punimet e ndërtimit, nga faza e hedhjes së themeleve dhe gërmimit, deri në përfundimin e ngritjes së karabinasë së objektit;
c) të gjitha punimet e ndërtimit, që shkaktojnë zhurma, pluhur apo ndikime të tjera negative në mjedis.

3. Periudha e pezullimit për sezonin turistik 2026 fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026.

4. Nga pezullimi përjashtohen:

a) punimet e rifiniturave të brendshme dhe punimet e vogla, që kryhen pas përfundimit të ngritjes së karabinasë, të pajisura me lejet përkatëse, për aq sa nuk shkaktojnë ndotje akustike, pluhur ose ndikime të tjera negative në mjedis;
b) ngritja apo sistemimi i kantiereve, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Këto punime kryhen brenda fashës orare 08:00–17:00.

NEWS  Gjyqtarja 35-vjeçare dhe nëna e saj rrëmbehen dhe mbahen peng për 30 orë, autorët kërkuan rreth 1.6 milionë euro në këmbim të lirisë5. Periudha e pezullimit, sipas këtij vendimi, do të përllogaritet si afat shtesë mbi afatin e lejes së ndërtimit/zhvillimit, për secilën leje ndërtimi/zhvillimi apo leje ushtrimi aktiviteti, që u është dhënë subjekteve apo që do t’u jepet pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

6. Për lejet e ndërtimit ose të aktiviteteve të tjera, të dhëna përpara hyrjes në fuqi të ligjit, bashkitë dhe Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit ose autoritetet e tjera kompetente, me kërkesë të subjekteve zhvilluese, miratojnë shtyrjen e afatit të përfundimit të punimeve/aktiviteteve, duke marrë në konsideratë kohëzgjatjen e pezullimit, të miratuar me këtë vendim.

7. Zonat ku zbatohet pezullimi i punimeve të ndërtimit dhe i aktiviteteve të lidhura me to përfshijnë brezin bregdetar, sipas përkufizimit të legjislacionit në fuqi për planifikimin dhe zhvillimin e territorit, qendrat historike, zonat e mbrojtura, me funksion turistik, dhe qendrat urbane turistike. Territore të tjera, ku gjatë sezonit turistik regjistrohet fluks i lartë turistësh ose zhvillohen aktivitete turistike, përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për turizmin dhe ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor. Pezullimi zbatohet gjithashtu edhe ndaj aktiviteteve të lidhura me punimet e ndërtimit, të cilat zhvillohen jashtë zonave të përcaktuara në këtë pikë, kur, për shkak të natyrës, vendndodhjes ose mënyrës së ushtrimit të tyre, ndikojnë ose mund të ndikojnë në zhvillimin normal të aktivitetit turistik në këto zona, duke shkaktuar zhurmë, pluhur, ndotje ose efekte të tjera të ngjashme.

NEWS  Rritet mosha e daljes në pension, me nisjen e vitit 2026 ndryshojnë edhe vitet e punës8. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, njësitë inspektuese pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit dhe Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për zbatimin e këtij vendimi

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Të Ngjashme