Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Plagosja e dy vëllezërve në Rahovec, njëri në gjendje të rëndë

Në pasditen e sotme në Rahovec, dy vëllezër kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri

Njëri prej tyre është duke u trajtuar në Spitalin e Gjakovës, ndërsa tjetri në QKUK për shkak të plagëve serioze që ka marrë.

Doktori kujdestar, Avdush Bajgora, ka bërë të ditur se edhe pas intervenimit të personelit mjekësor, gjendja shëndetësore e pacientit në fjalë mbetet jashtëzakonisht e rënduar.

“Pacienti në fjalë ka pësuar lëndime jashtëzakonisht të rënda. Plumbi i cili ka atakuar shpretkën, pastaj njërën veshkë dhe zorrën e trashë. Pacienti në fjalë ndodhet në sallën e operimit, ku intervenimi ka qenë shumë i shpejtë në QKUK”, ka shtuar Bajgora.