Aktuale

PLAS NË PS! Marjana Koçeku shpall pavarësinë në Kuvend, Balla mbledh deputetët me dyer të mbyllura: Ja kur do të flasim për të!

Taulant Balla ka mbledhur mëngjesin e sotëm grupin parlamentar të PS.

Gjatë mbledhjes, kreu i grupit ka deklaruar se, lidhur me vendimin e marrë dje nga deputetja e qarkut Shkodër, Marjana Koçeku, e cila vendosi të largohet nga PS dhe të dalë si deputete e pavarur, do të flasin në një moment tjetër.

Koçeku fitoi mandatin me PS, duke qenë pjesë e listës së mbyllur, ndërsa një ditë më parë njoftoi vendimin për largimin përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Prej sot jam deputete e pavarun. Idealet e vlerat e mia janë ato që i kam pasë e i kam shprehë qysh para se me u asociu me nji parti. Ato m’i diftojnë kufijtë”, shkruante ajo.

Të Ngjashme