Deputetja e pavarur Marjana Koçeku deklaron se prej disa ditësh është vënë në shënjestër të një fushate të organizuar sulmesh në rrjetet sociale, pas largimit të saj nga Partia Socialiste dhe vijimit të mandatit si deputete e pavarur.
Përmes një reagimi publik, Koçeku shprehet se përballet me profile të rreme, të cilat i kërkojnë të dorëzojë mandatin, por thekson se nuk ka ndërmend të tërhiqet.
Sipas saj, pas këtyre sulmeve qëndron një “ushtri virtuale patronazhistësh”, të cilën e lidh me funksionarë të administratës shtetërore. Ajo pretendon se bashkitë janë shndërruar në qendra të koordinimit të këtyre profileve, të cilat ushtrojnë presion të vazhdueshëm ndaj zërave kritikë të qeverisë.
“Prej disa ditësh po përballem në rrjetet sociale me nji ushtri virtuale patronazhistësh e profilesh të rreme që më kërkojnë me e lanë mandatin.
Me e lanë mandatin e kam shumë të lehtë. Por nuk jam mësue me i hapë rrugë të keqes, që ka marrë edhe formën e këtyne mercenarëve virtualë, të organizuem prej komandantëve të tyne – funksionarë të këtij shteti – për me përbaltë e me denigrue veç pse kam zgjedhë pavarësinë e përfaqësimit në parlament.
Thuhet se janë diku 800 mijë profile të tilla që qarkullojnë. Bashkitë janë kthye në garnizone të këtyne mercenarëve dhe ushtrojnë presion të përditshëm përmes fjalës nëpër komente e postime.
See also Pse mori fund lidhja me Inën pas Big Brother VIP Albania?/ Motra e Keijsit zbulon të vërtetënKurrë nuk asht keqpërdorë fjala ma shumë në historinë e demokracisë së këtij vendi. Dhe tash në kohë proteste vërehet mobilizimi total i tyne për me shkatërrue e denigrue çdokend që i del kritik qeverisë.
E kam ditë se çmimi i të folunit lirshëm ka me qenë i naltë, por heshtja do kishte kushtue shumë ma tepër në këtë republikë që kërkon me i luftue qytetarët e vet me fantazma, hije patronazhistësh dhe profile false.
Kjo nuk duhet me qenë republika e fallsitetit dhe e fantazmave online”, shkruan Marjana Koçeku.
