Përfshirja e personave nga rradhët e policisë në mbështjetje të eksponentëve kriminal del sërish në pah në dosjen e ‘Bajrave’.
Pas sekuestrimit të aparatit celular të Izmir Sakicës, janë gjetur foto dhe video me armë të kalibrave të ndryshëm.
Në telefon janë gjetur filmime të Sakicës e të tjerë personave duke bërë qitje me armë zjarri.
Ajo çka bie në sy është pikërisht një person për të cilin në dosjen hetimore shkruhet person i paidentifikuar, ky shtetas është Mikel Kodra, oficer i patrullës së përgjithshmë në Malësinë e Madhe.
Mikel Kodra është nipi i Prek Kodrës gjithashtu mësohet se pas identifikimit të këtij të fundit ai është thirrur nga Agjensia e Mbikqyrjes Policore por nuk është paraqitur.
Nga ana tjetër janë bërë dhe kontrolle në banesën e tij por Mikel Kodra nuk është gjetur, shkruan abcnews.
Pas publikimit të dosjes ku në foto me Izmir Sakicën rezulton Kodra, ai nuk është paraqitur më në punë pikërisht si oficer i patrullës së përgjithshmë në malësinë e madhe dhe gjithashtu ka fikur dhe aparatin e tij celular.
Sipas burimeve për të ka nisur një hetim më të cilin po merrët Prokuroria e Posaçme.
Ashtu si Mikel Kodra edhe Prek Kodra është në kërkim i njohur si “snajperisti” i grupit të Suel Çelës që kërkonin të eleminonin, Ardjan Çapjan.
Mikel Kodra edhe Prek Kodra është në kërkim i njohur si “snajperisti” i grupit të Suel Çelës
