Ads: Abonohu në Digitalb OTT 

Lajme

Polici shoqëron 16-vjeçaren e sëmurë në mbrëmjen e maturës

16-vjeçarja Scarlett Thomas, e cila ka një sëmundje të rëndë, është shoqëruar në mbrëmjen e maturës nga policia. Vajza ka patur një problem në mjetin me të cilën udhëtonte dhe ndërkohë një polic e ka ndihmuar duke e dërguar në festën e maturës.

Adoleshentja mor në Norton dhe u dërgua në festën e saj të maturës në Abbey Hill Academy në Stockton të premten më 30 qershor. Polici PC Bell nga Njësia e Policisë Rrugore të Policisë në Cleveland qëndroi pasi përfundoi turnin për t’u siguruar që Scarlett mund të shkonte dhe të gëzonte si të gjithë adoleshentët e tjerë në këtë mbrëmje.

Ndërkohë prindërit e maturantes, Katherine dhe Alan falenderuan policinë dhe u shprehën se Scarlett ka një dashuri të vërtetë për policët të cilët e ndihmuan në ditën e saj më të veçantë, ndaj dhe nuk do ta harrojë kurrë këtë gjest të tyre.

“Ne si prindër jemi shumë mirënjohëse që Policia e Cleveland mundi ta bëjë ditën e vajzës sonë kaq të veçantë”, thanë nëna dhe babai i maturantes.

Related posts
Lajme

Kimete Berisha: I vdekuri duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

Gashi për Radoiçiqin: Mund të arrestohet në Serbi dhe përmes Interpolit të transferohet në Kosovë

Lajme

Kimete Berisha: I vdekur duhet të lihet i qetë, së paku 40-të ditë

Lajme

“Edhe e pranuat Asociacionin edhe na prishët me amerikanët” – Kërquki gozhdon Mujën e VV’së