Një ngjarje që mund të kishte përfunduar me pasoja tragjike është shmangur falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve të Policisë së Kosovës në zonën e Liqenit të Batllavës, në komunën e Podujevës.
Incidenti ka ndodhur të dielën rreth orës 12:30, kur gjatë patrullimit në këtë zonë, një njësi policore është njoftuar për një fëmijë të nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar.
Policët kanë intervenuar menjëherë, duke i ofruar ndihmën e parë dhe duke kryer procedurat e reanimimit kardiopulmonar (CPR), të cilat kanë ndikuar në stabilizimin e gjendjes së fëmijës.
Pak minuta më vonë në vendngjarje ka arritur edhe ekipi mjekësor emergjent, i cili e ka transportuar fëmijën për trajtim të mëtejshëm në institucionet shëndetësore.
