Me datën 14.08.2026 Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Ferizaj, pas pranimit të informacioneve se një person i dyshuar merret me shitjen e narkotikëve në Kaçanik, ka ndërmarrë veprime hetimore dhe operative të cilat kanë rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar dhe konfiskimin e provave materiale lidhur me rastin.
DHTN- Ferizaj në bashkëpunim me njësitë tjera relevante policore në lidhje me rastin e lartcekur ka zbatuar urdhër kontrollin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, ku gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të personit të dyshuar në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar:
-Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 30.44 gram,
-Një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike e llojit Marihuanë me peshë 1.13 gram,
-Rreth 130 qese të zbrazëta për paketim të Marihuanës,
-Një grinder për bluarjen e Marihuanës dhe letra për mbështjellje.
-Një pushkë gjuetie,
-Një telefon,
-Para të gatshme.
Për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, me autorizim të të cilit, ndaj personit të dyshuar iniciohet rasti për veprën penale ’’Blerja, posedimi shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’‘dhe pas intervistimit ndaj të njëjtit lëshohet aktvendim për ndalim prej 48 orësh.
