Aktuale

Policia kontrolle në Tiranë, vendosen 3012 gjoba dhe bllokohen 34 mjete. Hiqen edhe 9 patenta (Video)

Policia e Tiranës ka zhvilluar kontrolle në terren në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se kishin në fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e automjeteve luksoze, të blinduara, me xhama të errësuar tej normave të lejuara dhe me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese.

Nga kontrollet mësohet se janë shoqëruar 5 persona dhe automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme. Gjithashtu janë arrestuar dhe proceduar 7 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, drejtim pa leje drejtimi apo për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

NEWS  Zhduken tre të mitur, u larguan nga banesa dhe humbën kontaktet me familjarëtGjithashtu bëhet me dije se janë vendosur 3012 masa administrative. Lidhur me këto raste janë bllokuar 34 mjete, për shkelje të ndryshme si dhe janë tërhequr 9 leje qarkullimi.

“Kontrolle intensive në terren për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 48 orëve të fundit, ka intensifikuar kontrollet në terren, në akset kryesore rrugore dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Forca e Posaçme Operacionale dhe shërbimet e Policisë Rrugore Tiranë kanë zhvilluar kontrolle të befasishme, me fokus evidentimin e armëmbajtjes pa leje, posedimit të lëndëve narkotike, kapjen e personave në kërkim, si dhe kontrollin e automjeteve luksoze, të blinduara, me xhama të errësuar tej normave të lejuara dhe me modifikime që shkaktojnë zhurma shqetësuese.

NEWS  “Ajo dhe 2 djemtë e saj me makina luksoze”, bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e financës të Postës Shqiptare në Durrës: Ka pastruar para, rrogën e kishte 60 mijë lekëSi rezultat i kontrolleve:

janë kontrolluar dhe verifikuar 131 automjete dhe 213 shtetas;

janë shoqëruar 5 persona dhe automjete në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, për verifikime të mëtejshme;

janë arrestuar/proceduar 7 shtetas për drejtim mjeti në gjendje të dehur, drejtim pa leje drejtimi apo për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor;

janë vendosur 3012 masa administrative, për drejtim nën efektin e alkoolit, për shpejtësi mbi normat e lejuara, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, për mosvendosje të rripit të sigurimit, për xhama të zinj të riveshur, për mosdhënie përparësie qytetarëve, për parakalim të gabuar, si dhe për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor;

NEWS  “SKANDAL pas lirimit! I burgosuri ‘çmend’ policinë: I lashë gjërat gati në qeli, do të kthehem prapë!”(video)janë bllokuar 34 mjete, për shkelje të ndryshme si dhe janë tërhequr 9 leje qarkullimi.

Kontrollet do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me fokus rritjen e sigurisë publike dhe rrugore, parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, si dhe garantimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët”, njofton policia.

Të Ngjashme