Aktuale

Policia ndërhyn në oborrin e Kishës Ortodokse në Tiranë: Shoqërohen disa protestues

Aksioni i forcave të rendit për shpërndarjen e protestuesve në kryeqytet ka vijuar deri brenda ambienteve të godinës së Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Rreth orës 19:32, gjatë ndjekjes nga efektivët e policisë, disa të rinj u futën në oborrin e katedrales ortodokse për t’i shpëtuar shoqërimit.

Efektivët e Policisë së Shtetit hynë në oborrin e këtij objekti kulti dhe kryen ndalimin e disa prej protestuesve që ndodheshin brenda rrethimit të kishës.

Të Ngjashme