Lajme

Policia parandalon hyrjen në Kosovë të mbi 100 mijë eurove të padeklaruara

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë së Kosovës dhe Doganës së Kosovës, sot në Pikëkalimin Kufitar Dheu i Bardhë është parandaluar një rast i mosdeklarimit të mjeteve monetare.

​Gjatë kontrollit të detajuar të një autobusi të linjës ndërkombëtare, autoritetet gjetën dhe sekuestruan 100,000 euro (të ndara në 500 kartëmonedha prej 200 eurosh), të cilat nuk i ishin nënshtruar procedurave të obiligueshme të deklarimit.

​Mjetet monetare janë sekuestruar, ndërsa ndaj personit përgjegjës është iniciuar procedura për kundërvajtje doganore.

​Bashkëpunimi ndërinstitucional vazhdon me përkushtim të plotë për të garantuar zbatimin e ligjit, ruajtjen e rendit publik, por edhe të sigurisë financiare në vend.

Të Ngjashme