Lajme

Policia publikon statistikat e 24 orëve të fundit, shqiptohen mbi 2 mijë tiketa trafiku

Policia e Kosovës ka publikuar statistikat e përgjithshme për 24 orët e fundit, ku janë regjistruar 61 aksidente trafiku, prej tyre 22 me persona të lënduar dhe 39 me dëme materiale.

Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet.

Në kuadër të aktiviteteve në trafik, Policia ka shqiptuar 2 mijë e 469 tiketa për kundërvajtje të ndryshme, transmeton “Bota sot”.

Ndërkohë, në kuadër të veprimeve policore, janë arrestuar 12 persona. Tetë persona janë dërguar në mbajtje, një person ndodhet në ndalim policor, ndërsa një tjetër është në vuajtje të dënimit.

Këto janë statistikat e përgjithshme të raportuara nga Policia e Kosovës për periudhën përkatëse.

Të Ngjashme