Lajme

Gani Geci ndalohet për 48-orë, dyshohet për veprën penale “Kanosje”

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci është ndaluar, me vendim të prokurorit për 48-orë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, ai dyshohet për veprën penale “Kanosja”, ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Rasti është iniciuar si vepër penale e kanosjes.

“Me 13.10.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale ,,kanosje ’’ ndaj viktimës mashkull kosovar-gazetar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48-orë”, thuhet në njoftim e policisë.

Të Ngjashme