Një person dyshohet se nën ndikimin e alkoolit ka sulmuar fizkisht bashkëshorten e tij.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur në Lipjan, i dyshuari u lirua në procedurë të rregullt kurse viktima ka shkuar tek familja e saj.
Rasti u iniciua si “Dhunë në familje”.
“Lipjan, 11.10.2026-22:20. Është raportuar se bashkëshorti i dyshuari mashkull kosovar, nën ndikim të alkoolit një dite më parë e kishte sulmuar fizikisht viktimën-bashkëshorten. Viktima me dëshirën e saj ka shkuar te familja e saj, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.
