Aktuale

“Policit i është dhënë arma për ta përdorur, jo për të kruajtur prapanicën”, ish-ministri komenton protestën: Pse duhet ta gjuash me vezë atë deputetin?

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar përshkallëzimin e protestave, duke theksuar se dhuna është një rrugë logjike kur mungon përfaqësimi politik. Sipas tij, “nisja verbale kalon te veza, pastaj te gurët e tjerë”, dhe një turmë pa lider e pa alternativë politike e ka të vështirë të menaxhohet, duke e shtyrë drejt akteve të dhunës.

Manjani paralajmëroi se dhuna nuk kufizohet vetëm te rrethimi i institucioneve apo gjuajtja me vezë, por mund të shkojë deri në forma ekstreme. “Në vend të vezës po u vu bomba, është e qartë që është dhunë. Por edhe veza është dhunë, sepse dhunë quhet”, u shpreh ai.

Ai vuri në dukje se policia e shtetit ka detyrën të ndalojë dhunën në shoqëri, duke e bërë këtë pa përdorur armë apo mjete force, por duke qenë efektive në parandalim.

“Është normale që do përshkallëzohej në dhunë. Nisi verbalisht, pastaj do kalonte te veza, te gurët e tjerë. Edhe fakti që s’ka lider, sepse po të kishte një përfaqësim do ishte më e thjeshtë për t’u menaxhuar. Pra ,një turmë pa drejtim, nëse ka një objektiv largimin e kryeministrit dhe pa alternativë tjetër politike, që të jetë e suksesshme duhet ta bëjë vetëm me dhunë. Dhe dhunë do të thotë çdo gjë, që nga rrethimi i institucioneve, dhunë është edhe ajo, deri tek, larg qoftë, plumbi i ballit, sepse është bërë edhe në modë kjo ide që përdoret shumë nëpër rrjetet sociale, ideja e një plumbi të ardhur që do zgjidhte çështjen e “revolucionit të flamingove”.

See also  ‘Urdhërin e dha vëllai i ish-deputetit socialist’! Dhunë në një lokal në Lezhë, dy të plagosurPra kjo është rruga logjike. A ndodh apo s’ndodh, unë s’e di, sepse s’e kam në dorë këtë, s’di ta them, por logjika të çon këtu. Dhe dhunë është edhe ajo, hajde të rrethojmë parlamentin. Pse duhet ta rrethosh parlamentin? Pse duhet ta gjuash me vezë atë deputetin? Pse duhet ta shash, ta pështysh? Pse dhunë është ajo. Dakord, nuk është vrasje. Por në vend të vezës po të vihet bomba, atëherë është e qartë që është dhunë. Atëherë e shohin të gjithë. Është dhunë ekstreme, por që të mos shkojë te bomba duhet ta quajmë edhe vezën dhe gjuajtjen me vezë dhunë, sepse dhunë është, kështu e ka emrin. Nuk po e shpik unë.

See also  Punësimi i paligjshëm i Muçi Shaljanit që u vra në Rinas bashkë me Gilmando Danin, Prokuroria dërgon në gjyq ish-drejtorët e AMPDhe përballë kësaj, ai që duhet të ruajë është policia. Duhet të kuptojmë që policia e shtetit ka një detyrë, të ndalojë dhunën në shoqëri. Dhe mirë është ta bëjë pa përdorur armët, pa përdorur mjetet e forcës, por i është vënë arma policit në dorë për ta përdorur, jo për ta kruajtur prapanicën, ky është ligji. Nëse do të jetë nevoja polici do e marrë edhe zvarrë, po po zvarrë!”, tha ndër të tjera Manjani.

Të Ngjashme