Lajme

Presidenti i Shqipërisë zhvillon takim me Papa Leo XIV në Vatikan, e fton të vizitojë Shqipërinë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka zhvilluar takim me Papa Leo XIV në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Begaj ka publikuar foto nga takimi në rrjetet e tij sociale, ku ka shprehur edhe vlerësimin e tij të lidhjes historike mes vendit shqiptar dhe Vatikanit , duke përmendur vlerat që i kanë shoqëruar këto marrëdhënie ndër vite.

“Takimi me Atin e Shenjtë, Papa Leone XIV, është gjithnjë një takim i përzemërt. Lidhja e Shqipërisë me Selinë e Shenjtë ka vlera të mëdha historike bazuar mbi sakrificë, pasion e shenjtëri”, shkroi Begaj.

Ai vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tha se i ka bërë ftesë Atit që ta vizitoj Shqipërinë./teve1.info/

Të Ngjashme