Presidenti Masoud Pezeshkian ka deklaruar se Irani nuk po kërkon luftë dhe se po vepron vetëm në vetëmbrojtje ndaj sulmeve nga SHBA dhe Izraeli, duke theksuar përkushtimin e vendit të tij për paqe dhe stabilitet rajonal.
Ai akuzoi SHBA-në dhe Izraelin se kanë shënjestruar infrastrukturën civile, duke i quajtur këto veprime shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe dëshmi të standardeve të dyfishta për të drejtat e njeriut.
“Nuk kemi sulmuar asnjë vend dhe në situatën aktuale nuk kemi ndërmend të sulmojmë askënd; thjesht po mbrojmë veten në mënyrë legjitime,” citohet të ketë thënë Pezeshkian nga agjencia ISNA.
“Nuk duhet të thuhet se Irani po kërkon luftë. Përkundrazi, ne jemi paqedashës dhe ajo që po bëjmë është vetëmbrojtje legjitime. Ashtu si çdo njeri reagon ndaj agresionit, edhe një komb mbrohet ndaj sulmit.”, tha ai.
