Lajme

Presidentja Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin, ja çfarë u kërkoi

12.10.2026 – 19:02

Presidentja Shiroka-Pula kërkon rikthimin e Dialogut Strategjik me SHBA-në

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Në takim, Presidentja ka theksuar se Republika e Kosovës e çmon lart mbështetjen bipartizane e të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aleates strategjike dhe partneres së pazëvendësueshme.

Në këtë kontekst, Presidentja ka potencuar nevojën e rikthimit të menjëhershëm të Dialogut Strategjik si instrument thelbësor për thellimin e partneritetit strategjik dhe për avancimin e prioriteteve të përbashkëta.

Presidentja ka nënvizuar se synim parësor i Republikës së Kosovës mbetet anëtarësimi në NATO.

“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara është kyçe në këtë rrugëtim. Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të thotë më shumë siguri dhe stabilitet jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin”, ka deklaruar Presidentja Shiroka Pula.

12.10.2026 – 19:02

​Presidentja Shiroka-Pula pret në takim senatorët amerikanë Shaheen dhe Durbin

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, priti në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin.

Takimi po zhvillohet në Kabinetin e Presidentes.

Mediat kishin mundësi të merrnin pamje në fillim të takimit.

Ndërsa pas përfundimit të tij do të publikohet një komunikatë për media.

Të Ngjashme