Kuvendi i Kosovës ende nuk ka nisur seancën plenare të paraparë për sot në orën 11:00, ndonëse tashmë ka kaluar edhe ora 12:00.
Seanca ishte planifikuar nga Kryesia e Kuvendit të mbahej të hënën, më 28 shtator, në orën 11:00.
Megjithatë, edhe një orë pas kohës së caktuar, në sallën plenare nuk ka nisur puna dhe nuk është vërejtur prania e deputetëve për zhvillimin e seancës.
Në rendin e ditës janë paraparë disa pika, përfshirë shqyrtimin dhe miratimin e procesverbaleve nga seancat e mëparshme, betimin e deputetëve të rinj, formimin e komisioneve parlamentare, si dhe miratimin e Deklaratës lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit.
Po ashtu, deputetët pritet të votojnë për zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës.
Për momentin, mbetet e paqartë se kur do të nisë seanca e paralajmëruar.
