Profesori Enver Bytyçi ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së Andri Nuhillarit për Albin Kurtin, duke bërë krahasime me qeverisjen e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Bytyçi tha se, sipas tij, Kurti ka mbrojtur sovranitetin e Kosovës dhe nuk mund të quhet “pronar i shtetit”, por “rojtar i tij”, ndërsa akuzoi Thaçin se kishte imponuar vendime që i cilëson të dëmshme për Kosovën.
Shkrimi i plotë:
Fitorja e zgjedhjeve nuk të bën pronar i shtetit, thotë Andri. Dhe për këtë i drejtohet Albin Kurtit.
Por Andri Nuhillari ishte këshilltar i Thaçit dhe e di se Pronari i shtetit, ishte Hashim Thaçi. Ose Thaçi?
– Sepse me 33 përqind të votave imponoi:
1. Ndryshimet kushtetuese dhe vitin me dy të tretat të asosacionit serb, amnistinë për krimet serbe në Kosovë, marrëveshjen e 19 prillit 2013 me Daçiqin, krijimin e Gjykatës Speciale ne Hagë, Faljen e 8200 ha tokë Malit të Zi etj. Këtë imponim anti-shqiptar e anti- Kosovë unë e quaj pronësi mbi shtetin. Andri e di këtë.
Po Kurti çfarë është? Ai vendosi sovranitet në veri. Nuk pranoi ta votojë as demarkacionin, as asosacionin, as Gjykatën Speciale, as amnistinë e kriminelëve serbë dhe ndikoi fuqishëm për të parandaluar ndarjen e Kosovës. Prandaj Kurtit i duhet vënë nofka rojtar i shtetit, jo pronar, sepse si pronar i shtetit u sollën Hashimi e të tjerë si ai!
